Presidenti Begaj dekreton ligjin për Amnistinë Penale

Apr 9, 2024 | 15:18
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur ditën e sotme dekretin “Për dhënien e Amnistisë Penale”.

begaj

Kujtojmë se nga kjo amnisti do të përfitojnë  700 persona që do të lirohen nga burgu menjëherë dhe do t’i ulet dënimi 400 të tjerëve.

Amnistia do të pushojë hetimin e mbi 200 rasteve të cilat përfshijnë vepra me dënim maksimal 2 vjet.

Nga ky nen nuk do të përfitojnë zyrtarët e lartë si ministra dhe zv.ministra.

Njoftim për Shtyp

Tiranë, më 09.04.2024

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”.

DEKRETI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

DEKRET

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,

DEKRETOJ:

Shpalljen e ligjit nr. 33/2024, “Për dhënie amnistie”.

Dekret nr. 139

Tiranë, më 9.4.2024

BAJRAMI BEGAJ

WhatsApp Image 2024-04-09 at 15.16.03

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura