Plagoset me thikë nga tre persona me kapuç, në gjendje të rëndë 21-vjeçari

Mar 12, 2020 | 20:28
SHPËRNDAJE

Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Elbasan, pasi është goditur me thikë nga tre persona. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Dyli Haxhire”.

21-vjeçari është goditur me thikë në bark, nga ter persona me kapele të zezë në kokë, të cilët nuk i ka identifikuar dot.

thike-vrasje
foto ilustrim

I riu me inicialet E.C është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura