U arrestua vetëm pas vdekjes së 24-vjeçares, gjykata merr vendimin për Jetmir Dacin! Në timon në gjendje të dehur aksidentoi 6 anëtarët e familjes

Apr 17, 2024 | 12:27
SHPËRNDAJE

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Jetmir Dacin, i cili përplasi për vdekje me makinë, të renë Eneida Pishkashi dhe plagosi familjen e saj.

opppp

Viktima po qëndronte në këmbë para një servisi së bashku me 5 anëtarë të tjerë të familjes së saj, kur shoferi i dehur Jetmir Daci, i cili po lëvizte me shpejtësi me një mjet tip “Passat” i mori përpara.

Familja që u aksidentua po prisnin që makina e tyre të riparohej në servis kur ndodhi aksidenti tragjik.

24-vjeçarja Eneida Pishkashi u dërgua tek Trauma, por pas 5 ditësh në luftë për jetën iu nënshtrua plagëve të marra.

Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari Jetmir Daci, ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit.

Pas aksidentit, Jetmir Daci u lirua me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit dhe u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën në spital.

Kryefamiljari, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, ishte emigrant në Greqi dhe ishte në vendlindje ishte kthyer për arsye familjare.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura