Dy muaj para zgjedhjeve, ambasadorja Yuri Kim takon kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi

Feb 23, 2021 | 11:07
SHPËRNDAJE

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

d

Mësohet se takimi zgjati një orë, dhe vjen afro dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Diskutimet mes tyre janë fokusuar te përgatitja e zgjedhjeve. Ambasadorja dhe kreu i KQZ-së diskutuan mbi identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Takimi vjen në një kohë kur në protokollin e KQZ do të nisë depozitimi i listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sjellim në vëmendje po ashtu që ambasadorja Yuri Kim u ka dërguar gjatë javëve të fundit mesazhe partive politike që të filtrojnë kandidatët për deputetë, duke garuar me figura të pastra siç e meritojnë shqiptarët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura