Hetimet për pronat e ushtrisë, deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-komandanti i Forcës Detare paraqiten në SPAK

Mar 9, 2023 | 11:06
SHPËRNDAJE

Ish-shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, dhe ish-komandanti i forcës detare, Artur Meçollari janë paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se Kollçaku dhe Meçollari janë thirrur në SPAK në cilësinë e ish-funskionarëve ushtarakë, në lidhje me hetimet që po kryhen për privatizimin e pronave të ushtrisë në Shëngjin dhe Sarandë.

Kujtojmë se Artur Meçollari është shkarkuar nga detyra, pas daljes së disa pamjeve nga një ceremoni martesore që po zhvillohej në një anije ushtarake, në vitin 2020.

“Shkarkimi nga detyra ka ardhur pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse”, thuhej në njoftimin e ministries për shkarkimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura