VIDEO- Ja ç’po ndodh tani te Astiri, IKMT paralajmëron: Sot do të shemben…

Nov 12, 2019 | 15:15
SHPËRNDAJE

shembja IKMT

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e nisi punën mengjesin e sotëm per prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit” mes dhunes dhe tensioneve, ku banoret jane perplasur me forcat e rendit dhe u plagosen 12 persona.

Prishjet e ketyre objekteve behen ne kuader te nisjes se projektit te Unazës së Madhe, Loti I.

Deri tani, mesohet se deri në këto momente janë prishur 24 objekte. Pamjet se cfare po ndodh ne keto momente, i ka publikuar IKMT ne Fb, qe mund t’i shihni ne videon me poshte:

Ne nje postim ne faqen e FB, IKMT lajmeron: “Të 33 objektet do të prishen sot. Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 nje katëshe. Objektet e tjera janë ne proces dhe do te prishen të gjitha brënda ditës së sotme”.

IKMT sqaroi me heret se “janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjërat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit”.

lajmerimit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura