VIDEO/ Sherri i dhunshëm në Tiranë, dalin pamjet e përleshjes mes dy grupeve. Tre të plagosur

Jan 13, 2021 | 11:38
SHPËRNDAJE

Dalin pamjet nga sherri i dhunshëm me 3 të plagosur që ndodhi sot në zonën e ish-Parkut të autobusëve në Tiranë. Nga të shtënat me armë zjarri mbetën të plagosur një biznesmen dhe një kalimtar i rastit, ndërsa roja i pallatit në ndërtim u lëndua me sende të forta.

Një nga pronarët e pallatit në ndërtim, Sino Llanaj 42 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Biznesmenet kishin shkuar me persona te tjere te shoqeruar ne vendin e ngjarjes, ku dhe jane perfshire ne sherr.

Siç raporton News 24, dy pronarët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça kishin rënë dakord për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenëve, por edhe me banorët, që vijojnë të jetojnë me qira.

Mësohet se edhe katër ditë më parë ka pasur një konflikt fizik mes tyre dhe banorëve, të cilët kërkojnë ndërtimin e pallatit sipas kontratës.

LEXO EDHE

Të shtënat me armë në Tiranë, pas sherrit mes dy biznesmenëve. I plagosur dhe roja e një kalimtar i rastit. Ç’ndodhi 4 ditë më parë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura