Të shtënat me armë në Tiranë, pas sherrit mes dy biznesmenëve. I plagosur dhe roja e një kalimtar i rastit. Ç’ndodhi 4 ditë më parë

Jan 13, 2021 | 10:41
SHPËRNDAJE

Një sherr dhe më pas konflikt fizik mes dy pronarëve të një objekti në ndërtim në zonën e ish-Parkut të autobusëve në Tiranë ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të biznesmenit 42-vjeçar Sino Llanaj.

Sipas News 24, sherri ndodhi mes Sino Llanaj dhe Albert Allmuçës.

Nga përdorimi i armës mbeti i plagosur biznesmeni Llanaj, si dhe një kalimtar i rastit, shtetasi Klodian Komino, të cilin një plumb rikoshetë e ka kapur në kofshë. Mësohet se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Por gjatë sherrit, ka mbetur i plagosur me sende të forta edhe roja i objektit, Shkëlzen Biberi.
llanaj-sherri-biznesmen

 

Siç raporton News 24, dy pronarët Llanaj dhe Allmuça kishin rënë dakord për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenëve, por edhe me banorët, që vijojnë të jetojnë me qira.

Mësohet se edhe katër ditë më parë ka pasur një konflikt fizik mes tyre dhe banorëve, të cilët kërkojnë ndërtimin e pallatit sipas kontratës.

“Ndërkohë, ditën e sotme ka qenë investitori Sino Llanaj fillimisht në objekt, bashkë me disa shoqërues, dhe më pas ka shkuar edhe pronari Allmuça, edhe ai me disa persona të tjerë. Pas konfrontimit fizik, ka pasur të shtëna nga grupi Allmuça, ku është plagosur biznesmeni Llanaj dhe kalimtari. Policia ka identifikuar personin që ka qëlluar me armë dhe po punohet për kapjen e tij. Në dëshminë e parë pas plagosjes, Sino Llanaj ka thënë se autor është shtetasi Albert Allmuça”, tha gazetarja Dorjana Bezat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura