Shkon në 11 numri i viktimave nga koronavirusi, Ministria: 79 vjeçari ishte përmirësuar, por mëngjesin e sotëm…

Mar 30, 2020 | 19:03
SHPËRNDAJE

Shkon në 11 numri i  viktimave nga koronavirusi ne vendin tone. Mengjesin e sotem ka nderruar jete nje pacient 79 vjecar qe ishte ne trajtim ne spitalin Infektiv ne Tirane.Mjeket infektivi1-Covid=Koronavirus1

Lajmin e ka njoftuar kete paradite drejtoresha e ISHP-se, e cila ka dhene edhe detaje per rastin ne fjale.

Ja cfare njoftoi ajo

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19.

79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv.

I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura