Sherr në ambientet e një lokali, plagosen me thikë dy persona. Njëri prej tyre…

Jun 28, 2022 | 18:15
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti të ndodhur në Maliq. Sipas policisë, ngjarja u regjistruar pasditen e sotme në fshatin Bregas, në ambientet e një lokali.

policia

Njëri prej të plagosurve është transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa tjetri qe ka marre plage me te lehta është shoqëruar ne polici.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin, shtetasit G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi G. M., me dëmtime më të lehta trupore, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© Panorama.al

Te lidhura