Sherr masiv mes kushërinjve dhe emigrantëve në Ersekë, plagoset me thikë një person/ Autori tenton arratisjen, por përplas me makinë…

Aug 22, 2020 | 21:28
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Ersekës.

policia-arrestim-naten-1-1

Nga informacionet paraprake mësohet se në këtë konflikt janë përfshirë 5 persona nga fshati Taç i Ersekës, mes të cilëve edhe kushërinj, të cilët janë konfliktuar për zaptim të tokës.

Kaq ka mjaftuar që në këtë konflikt masiv të përdoren thikat, e për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se njeri prej kushërinjve që janë konfliktuar është plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Korçës nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët të përfshirë në konflikt kanë marrë plagë të lehta. Pasi kane marre mjekimin ne spitalin e Ersekës janë shoqëruar në komisariat veprime të mëtejshme.

Në këtë konflikt mësohet se janë përfshirë edhe njerëz që jetojnë prej vitesh jashtë shtetit, ndërsa burime theksojnë se sherri të ketë nisur pikërisht për zaptimin e tokave të njeri-tjetrit.

Ndërkohë në po të njëjtin vend njëri prej autorëve është munduar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe në nxitim e sipër mjeti ka marrë përpara një shtetase femër, e cila është plagosur dhe transportuar në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Policia po punon për zbardhjen e plote të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura