VIDEOLAJM/ Shembet gjatë natës godina e Teatrit Kombëtar. Merr fund rezistenca e artistëve

May 17, 2020 | 7:09
SHPËRNDAJE


UPDATE-Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme Bashkia e Tiranës ka shembur me fadroma godinën e Teatrit Kombëtar.

Mësohet se aksioni është finalizuar rreth orës 4:40 të ditës së sotme.

Gjatë natës, Policia ka ndërhyrë për të nxjerrë jashtë godinës së Teatrit personat që po flinin brenda Teatrit.

Më pas perimetri i kësaj godine dhe bulevardi është rrethuar nga forca të shumta policie dhe nga rrethimet metalike.

Aktivistët e ndryshëm të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë shoqëruar në komisariantin e policisë, mes tyre Robert Budina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura