Shkëmbim zjarri gjatë ndërhyrjes, RENEA ekzekuton 71-vjeçarin në Elbasan, pas pesë orësh ankth e panik

Sep 24, 2020 | 18:08
SHPËRNDAJE

elbasan5

UPDATE/ Ka pasur fund tragjik ajo që nisi si një sherr mes tij e bashkëshortes, denoncimi ne polici, te shtenat mbi uniformat blu dhe rezistenca rreth 5 ore per tu dorezuar.

RENEA ekzekutoi 71-vjeçarin Lefter Zhidru në Elbasan, pasi ai qëlloi me armë kur efektivët hynë në banesën ku ai qëndronte prej pese orësh i ngujuar.

RENEA iu kunderpergjigj me armë zjarri, konfirmon gazetarja e Panorama, duke e ekzekutuar te moshuarin.

Teksa forcat Speciale u tërhoqën, pritet që autoambulanca të marrë trupin e pajetë të 71-vjeçarit.

Zhidru nuk ka pranuar të vetëdorëzohet dhe nuk u bind as nga lutjet e vajzës së tij 14-vjeçare, për t’i dhënë fund rezistencës.

Floresha, e cila ka bërë denoncimin sot e ka kërkuar ndihmë nga policia, pas një konflikti, është gruaja e tretë e tij, me të cilën prej kohësh rezulton i divorcuar.

Korespondentja e Panorama bën me dije se në fshatin e tij ai ka qenë i martuar dy herë.

Një djalë i tij jeton i vetëm, ndërsa një djalë tjetër i jeton në Norvegji. Gruaja e trete, Floresha ka vetëm një vajzë me të.

****

Zhurma të shtënash, ulërima, të qara e panik, RENEA hyn në banesën e 71-vjeçarit në Elbasan, ja ç’po ndodh

Zhurmë që ngjajnë me të shtëna arme, ulërima, të qara, panik e ankth. Kjo është panorama e asaj që po ndodh në këto minuta në lagjen ’11 Nëntori’ në Elbasan, teksa nuk dihet ende për çfarë të shtënash bëhet fjalë. Banorët janë në ankth, dëgjohen ulërima dhe të qara.

RENEA ka hyrë në banesën ku qëndronte prej më shumë se 4 orësh 71-vjeçari.

Pritet nga momenti në moment të zbardhet ajo që ka ndodhur në këtë pallat 5 katësh në lagjen ’11 Nëntori’, nëse ka pasur shkëmbim zjarri, apo policia ka neutralizuar pa dëme të moshuarin.

***

Prej orësh i ‘ngujuar’, 71-vjeçari kërkon t’i sjellin djalin, vajza e mitur i lutet të…RENEA ngushton rrethin, pritet urdhri për ndërhyrje

Teksa e bija 14-vjeçare vijon t’i telefonojë të atit dhe t’i kërkojë t’i japë fund kësaj situate duke u dorëzuar, i moshuari Lefter Zhidro mësohet se ka kërkuar që të vijë djali i tij me gruan e dytë, që jeton në fshatin Xarrë të Sarandës.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu mbërriti më herët në Elbasan, teksa pritet që RENEA të ndërhyjë duke shpërthyer derën e banesës së Lefter Zhidros. Forcat Speciale e kanë ngushtuar perimetrin, duke iu afruar shumë vendit ku qëndron prej orësh i moshuari.

Forcat speciale te repartit RENEA kanë nisur ndërhyrjen në orën 16:30 për të bërë të mundur neutralizimin e 71-vjeçarit Lefter Zhidro.

elbasan qellon lefter2

Forcat RENEA kanë hipur në katin e dytë të pallatit, në të cilën ndodhet banesa ku qëndron prej orësh i ngujuar i moshuari.

Korespondentja e Panorama bën me dije se pritet që të hidhet gaz lotsjellës brenda në banesë me qëllim kapjen e tij.

FQINJET

Sipas korespondentes së Panorama, fqinjët e 71-vjeçarit kanë treguar se ai bashkë me Floreshën, me të cilën ishte divorcuar kanë 5 vite që jetojnë me qira në këtë pallat 5 katësh, ne nje banese ne katin e dyte.

Ata janë prindër të një vajze 14-vjeçare teksa fqinjët treguan se çifti shpesh herë zihej me tone të larta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura