Prej ditësh në luftë për jetën te ‘Trauma’, ndërron jetë 24-vjeçarja që mbeti e lënduar rëndë në aksident

Apr 13, 2024 | 17:44
SHPËRNDAJE

Pasagjerja 24-vjeçare, e cila u lëndua rëndë nga aksidenti i datën 8 prill në aksin Prrenjas- Qafë Thanë, ka ndërruar jetë te Spitali i Traumës.

aksidenti

Nga aksidenti i rëndë mbetën të lënduar dhe tre persona të tjerë që gjendeshin në një mjet tip Passat, të përkuar në një servis makinash.

Policia, përmes një njoftimi zyrtar sot bëri me dije se kanë arrestuar shtetasin Jetmir Daci 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas policisë, “44-vjeçari Jetmir Daci me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet)”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura