Partia Republikane arrin marrëveshjen me PD për zgjedhjet, Mediu jep detaje: Është konsideruar çdo gjë që është e vlefshme për fitore

Feb 24, 2021 | 12:16
SHPËRNDAJE

Partia Republikane ka nënshkruar sot marrëveshje me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari i PR, Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat dhe disa detaje nga marrëveshja.

 

Sipas tij, marrëveshja parashikon çdo gjë që është e vlefshme për fitoren në 25 prill. Po ashtu sipas tij në këtë marrëveshje percaktohet edhe raporti i partive politike.

“Është konsideruar çdo që gjë është e vlefshme për ta bërë sa më aktive çdo parti politike që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ju do ta shikoni marrëveshjen dhe marrëveshja përcakton edhe raportin e partive politike si do të jenë. Kjo është një marrëveshje që ka përmbledhur qëndrimet që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep edhe autoritetin ligjor PD që të përcjellë në KQZ edhe raportet politike të çdo partie”, tha Mediu.

I pyetur sa kandidatë do të ketë Partia Republikane, Mediu tha: “Ky është një proces që nuk mbaron sot, është një proces që vazhdon.  E kem thënë proporcionaliteti, dhe këtu kemi rënë dakord, është një vlerë që duhet të vlerësohet. Nuk i shërben partive politike, por i shërben koalicionet për fitoren e zgjedhjeve”.

Kujtojmë që në listën e koalicionit të PD, krahas partive tradicionale të djathta do të jetë edhe  Fryma e Re Demokratike e themeluar nga Bamir Topi. Ish-presidenti ka qenë në koalicion me PS në zgjedhjet e shkuara.

Gjithashtu risi është edhe kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi që pranoi mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura