Mbërrin në Presidencë shkresa e Partisë Socialiste, ku propozohet Edi Rama si Kryeministër

Sep 4, 2021 | 10:19
SHPËRNDAJE

Meta-President-6-768x512

“Panorama.al” ka mësuar se në institucionin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka mbërritur shkresa e Partisë Socialiste për propozimin e Edi Ramës Kryeministër, sipas Nenit 96 të Kushtetutës.

Kujtojmë që pak ditë më parë kreu i shtetit dekretoi datën 10 shtator si ditën kur do të mbahet mbledhja e parë e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama u shpreh në një intervistë televizive pasi kishte shpallur kabinetin e ri qeveritar se ministrat do të betohen tek Presidenti Meta, nëse ai do të jetë në zyrë. Kjo pasi nuk dihet nëse Gjykata Kushtetuese do të shprehet me vendim për shkarkimin ose jo të Presidentit, deri në 10 shtator.

Në vitin 2017, Presidenti Meta dekretoi Kryeministrin në të njëjtën ditë kur Kuvendi mandatoi krijimin e qeverisë së re dhe disa orë më pas dhe kabinetin qeveritar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura