Aksidenti pranë shkollës së mesme, makina ‘Golf’ përplas tre nxënëse. Policia jep detajet

Jan 24, 2020 | 9:04
SHPËRNDAJE

Një makine ka perplasur tre nxenese shkolle, teksa kane qene duke ecur prane shkolles se mesme ne Lushnje. auto_auto_auto_peje-nje-i-vdekur-ne-aksident-trafiku

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Allkaj te Lushnjes, ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia.

Mesohet se vajzat jane perplasur, por per fat jane jashte rrezikut per jeten.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura