VIDEO/ Makina përplas motoçikletën në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë një person (EMRI)

Jan 18, 2022 | 17:53
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është shënuar në superstradën Lezhë- Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi “Gocaj”.
Korrespodenti i Panorama.al bën me dije se një automjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë, në të cilën udhëtonte shtetasi Mikel Marashi, 47-vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura