Lihet në qeli ish-deputeti i PS Alqi Bllako, ja dokumenti i GJKKO-së. Pritet të zhvendoset drejt një burgu të sigurisë së zakonshme

Apr 2, 2022 | 12:45
SHPËRNDAJE

Lihet në burg ish-deputeti i PS Alqi Bllako. GJKKO ka vendosur vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”.

arrest me burg alqi bllako

Sipas GJKKO, Bllako eshte i dyshuar per kryerjen e veprave penale “shperdorim detyre” ne bashkepunim dhe “korrupsion pasiv i funksionareve te larte shteterore ose i te zgjedhurve vendore”.alqi bllako burg

Në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi këtë të shtunë në orën 11:00 seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për ish deputetin socialist Alqi Bllako.

Tani që GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, Bllako do të duhet të dërgohet në ambientet e paraburgimit të një burgu të sigurisë së zakonshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura