‘Këtu në rrugë nuk flitet’- Fermerët në protestë jashtë Kuvendit, Rama merr një përfaqësi të tyre për të biseduar: Edhe ai që ngriti dy gishtat të vijë

Nov 25, 2021 | 10:38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur disa përfaqësues nga protestuesit fermerë të Lushnjes që ishin sot jashtë Kuvendit, për të biseduar me ta dhe per te degjuar problematikat e tyre.

“Ja dhe kryeministri Edi Rama”– tha një nga fermerët sapo pa shefin e Qeverisë që zbriti nga makina e tij për t’ju drejtuar Kuvendit që është mbledhur në seancë plenare.

Teksa Rama iu drejtua fermerëve që të afroheshin, ata dëgjohen të thonë:

“Hajde na sqaro ti”.

“Hajde, ku e kam përfaqësuesin tuaj se s’flas dot me të gjithë. Kush do vijë me mua të flasim brenda se këtu në rrugë nuk flitet. Do vish? Po hajde hajde, edhe ai që ngriti dy gishtat ku është ai. S’ka punë demokratësh këtu”, tha Rama teksa u afrohej protestuesve fermere qe kane dite qe protestojne dhe ngrene zerin se jane braktisur dhe po falimentojne.

“Ne jemi fermerë zoti kryeministër”– dëgjohet një tjetër fermer, duke iu pergjigjur batutes se Rames per personin qe ngriti dy gishtat lart.

“Hapni rrugën ju boll tani”- i drejtohet Rama mediave dhe kameramaneve teksa afrohet ne hyrjen e Kuvendit me perfaqesine e fermereve.

Nje nga fermeret duke folur per mediat para se te mberrinte kryeministri Rama tha:

“Jam fermer me shumë sera dhe jemi drejt falimentimit kemi ardhur me shumë lekë lekët e emigrimit i kemi hedhur këtu për të ecur para e për të ardhmen e fëmijeve unë kam dy djem por mesa shikoj nuk funksionon fermeri është lënë në baltë e vitin që vjen mund të falimentojmë totalisht”.

© Panorama.al

Te lidhura