Ishte denoncuar i zhdukur prej 3 ditësh, gjendet pa shenja jete 49-vjeçari

Apr 16, 2024 | 13:01
SHPËRNDAJE

Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar.

ambulanca-750x375-2

Tri ditë më parë, 49-vjeçari ishte denoncuar i zhdukur nga vëllai i tij.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura