Organizimi i Partisë së Lirisë/ Ilir Meta: Do të kandidoj për postin e Presidentit! Xhixho do jetë Zv.Presidente, Bushi Sekretari i Përgjithshëm

Apr 17, 2024 | 10:51
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë të ditur se me organizimin e ri të kësaj force politike, do s’do të ketë më kryetar, por do të drejtohet nga një president.
Ilir Meta

Meta ka bërë të ditur se ai do të kandidojë në Konventën e Partisë së Lirisë për t’u zgjedhur si President i kësaj force politike. Kreu i PL-së ka bërë të ditur se kjo forcë politike do të këtë dhe një zv.presidentete dhe ajo do të jetë Erisa Xhixho. Ndërsa për postin e Sekretarit të Përgjithshëm ka propozuar Tedi Blushin.

Ilir Meta: “Kjo parti nuk do të ketë vetëm një zv.president. Ndaj jam këtu do të jetë zv.presidente dhe e vetmja kandidatë është Erisa Xhixho, që e njohin të gjithë të rinjtë e të reja. Është e papërtueshme, bën edhe shumë detyra që nuk i bën Tedi sepse i bën e shoqja e Tedit. Ajo do të vazhdojë të shkëlqejë me të gjitha cilësitë e mundshme që ka. Dhe nuk është nga skprapari sepse ka pasur një keqkuptim me një shofer taksist nga Skrapari. I thotë që “bravo ti goca jonë se na nderova”. Ajo i thotë që s’jam nga Skrapari, por Gjirokastra.

Të mos thotë njeri që është kandidate sepse është me origjinë nga Backa. Jo është nga Gjirokastra. Partia do të ketë 1 president, unë jam kandidat dhe kushdo tjetër mund të jetë kandidat.

Postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PL-së do t’i besoj Tedi Blushit. Kushdo që ka një kandidat më të mirë se sa Tedi, ta paraqesë.”

I pyetur a do e pranojë kandidaturën e Monika Kryemadhit nëse ajo vendos të garojë për postin e Presidentit apo zv.presidentit në PL, Meta theksoi: “Do të ketë votime të Statutit, nuk bëhet fjalë për individë të caktuar por për fenomene. Nepotizimin e kemi problem të madh.

Statuti nuk bëhet për një njeri dhe jo për sot, por për 30 vitet e ardhshme. Kryemadhi nëse dëshiron të kandidojë për Presidente është e mirëpritur, edhe për pozicione për tjetra është e mirëpritur. Nuk bëhet kundër askujt, por për të zgjidhur problemin e nepotizimit.”

Ilir Meta është shprehur ndër të tjera, se në selinë e Partisë së Lirisë ka dëgjuar se Tedi Blushi po kryen veprimtari armiqësore kundër tij. Por, Meta tha se ata që e thonë këtë e kanë me Ilir Metën, jo me Tedin.

Kreu i PL-së tha se nëse nuk do të ishin djegur mandatet, sot partia e tij do të ishte forcë e parë.

Ka xheloriza kur vijnë të rinj në parti, dhe ky ka disa shqetësime sepse është bën opozitë të vërtetë. Kam dëgjuar shumë teori në këtë seli se Tedi kryen veprimtari armiqësore kundër Ilir Metës. Ata që flasin ndaj Tedi e kanë me Ilir Metën, nuk dalin dot publikisht. Por do dalin sepse kanë halle dhe hallet patjetër të çojnë drejt nxjerrjes së fytyrës së vërtetë.

Këta nuk e kanë me Tedin, por me Metën, sepse duan që PL të jetë një vegël e shtetit të kapur nga Edi Rama i cili ka investuar për të krijuar në këtë parti fraksionin Duman-Dvoran-Adrian, të cilin e mirëpres në pallatin e kongreseve siç mirëpres çdo fraksion tjetër.

Hitleri thoshte: ‘Kur të shkoj në Moskë Stalinin do ta var të dytin, të parin do të var gazetarin e Radio Moskës që lexonte deklaratat e Stalinit’. Tani pse duan të na e vrasin Tedin, sepse nuk bëjnë dot opozitë si Tedi, sepse nuk ka firmosur për lobime, s’ka qenë ministër, as ka bërë ndonjë tender. Jep fjalën dhe shkon në fund. Tedi mëson dhe është shumë i qartë, i orientuar dhe është patriot. Ilir Meta ka nevojë për patriotë, jo për çikmaxhinj.  Sot po të mos ishin djegur mandatet do të ishim forcë e parë”, tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura