I vuri armën në kokë pronares, identifikohet grabitësi i argjendarisë. Policia jep detajet

Feb 15, 2020 | 14:28
SHPËRNDAJE

Identifikohet dhe shpallet ne kerkim grabitesi i argjendarise ne Elbasan. Policia ben me dije se e ka shpallur ne kerkim autorin qe vodhi nen kercenimin e armes argjendarine prane policise ne Elbasan. POLICIA-ELBASAN

Sipas te dhenave te para mesohet se nje person i ka vene armen ne koke pronares se argjendarise dhe e ka kanosur me jete qe t’i jepet parate dhe bizhuterite.

argjendaria

E kercenuar me jete ajo i ka dhene nje sasi te konsiderueshme floriri, vlera e te cilit ende nuk eshte bere e ditur. Policia ka nisur punen per kapjen e grabitesit, pasi ka bere me heret edhe identifikimin e tij.

NJOFTIMI 

Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.

Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur idetifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nê vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura