U gjet në rrugë e masakruar me thikë, dyshohet se 40-vjeçarja shqiptare është vrarë nga partneri i saj. Përjashtohet pista e grabitjes

May 16, 2024 | 8:18
SHPËRNDAJE

Autori i vrasjes së 40-vjeçares shqiptare në Greqi dyshohet se është partneri i saj, siç tregojnë provat e para.

vrasje greqi

Mediat greke bëjnë me dije se, viktima kishte denoncuar më herët në Polici një rast të dhunës në familje.

Gruaja u gjet mëngjesin e së enjtes në rrugën Parnithos, në anë të rrugës, me një thikë të ngulur në bark.

LEXO EDHE: Kishte bërë denoncim për dhunë në familje, detaje nga vrasja e 40-vjeçares shqiptare! Trupi i saj i pajetë u gjet nga një kalimtar, pranë viktimës ndodhej edhe thika e larë me gj*k

Detektivët e vrasjeve kanë përjashtuar menjëherë mundësinë e një grabitjeje, pasi në vendin e krimit i janë gjetur çanta, celulari dhe portofoli i saj.

Në vendngjarje ka qenë një dëshmitar kyç i rastit i cili pretendon se e ka parë gruan kur ajo u godit me thikë në mes të rrugës.

Policia pritet të marrë deklaratë nga dëshmitari për të mbledhur më shumë informata për rastin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura