Detaje të reja dalin nga vrasja e 40-vjeçares shqiptare në Greqi. Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.
Sipas informacioneve të para, shqiptarja është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë.
Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.
Pista e hetimit është vrasja, ndërsa është përjashtuar mundësia e grabitjes. Pas identifikimit të gruas, ka rezultuar se ajo kishte bërë një denoncim për dhunë në familje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al