Morën porosi për vrasje, Gjykata e Durrësit lë në burg dy vëllezërit Beqiraj

Oct 6, 2022 | 17:28
SHPËRNDAJE

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat dy vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqiraj. Dy vëllezërit u arrestuan në kuadër operacionit ‘Porositësi’ të zhvilluar në Durrës.

gentian beqiraj indrit beqiraj 2

Vëllezërit, Gentian dhe Indrit Beqiraj kanë zbërthyer mekanizmin e funksionimit të grupit kriminal, të cilët kishin krijuar bazë me armë dhe municione, duke gjetur edhe furnizuesit, ndërsa banesat me qira ishin vendbanime të përkohshme në zonat ku ata planifikonin të kryenin goditjet.

Në një prej dëshmive të tyre, vëllezërit thonë se kontakti i tyre kryesor ishte Kevin Zeneli, i konsideruar si krahu i djathtë i Kasandër Nogës, aktualisht i arrestuar në Belgjikë dhe porositës i disa vrasjeve. Në këto porosi, përfshihet jo vetëm hasmi i tij, Geron Hasanbelliu, me të cilin është përfshirë në hakmarrje prej më shumë se 20 vjetësh, por edhe miqtë e “Rrumit” të Shijakut, zanafilla e konflikteve të tyre nuk dihet ende. Gjatë dëshmive të vëllezërve Beqiraj, zbardhet edhe përpjekja e tyre për të eliminuar Geron Hasanbelliun në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Sipas dëshmive, ata nuk kanë mundur ta kryejnë porosinë e Kevin Zenelit, pasi e kanë pasur të vështirë të bien në gjurmët e shënjestrës. Për këtë arsye, sipas vëllezërve, automjeti që do të përdorej për kryerjen e krimit i është rikthyer 23-vjeçarit Zeneli. “Kevin Zeneli, një i njohuri ynë na ofroi punë. Kevin tha se do të na jepte një punë që e kishte porositur Kasandër Noga. Kevini na tregoi fotografinë e Geron Hasanbelliut. Duhet ta gjenim, ta vëzhgonim dhe eliminonim.

“E gjetëm në ‘Don Bosko’, prandaj morëm dhe shtëpi me qira aty. E kemi ndjekur gati gjithë muajin dhjetor 2021. Dy ditë para Vitit të Ri, u dorëzuam dhe i thamë Kevinit se nuk mund ta kryejmë dot, sepse është objektiv i vështirë. Makinën që kishim marrë për të kryer ngjarjen ja dhamë Kevinit. Më pas më 4 janar, ngjarjen e kreu ai me mjetet që kishim siguruar ne”, kanë thënë para trupit hetues dy vëllezërit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura