Përfshihet nga flakët fabrika e dyshekëve të babait të Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, policia evakuuon banorët e zonës

Jan 16, 2020 | 19:39
SHPËRNDAJE

Një fabrikë e prodhimit të dyshekëve, në administrimin e babait të kryetarit socialist të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali është përfshirë nga zjarri në lagjen nr.5.

fabrike

Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia po bën evakuimin e banorëve të zonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura