Çlirohet Kievi, forcat ukrainase marrin kontrollin e plotë të zonave përreth kryeqytetit

Apr 2, 2022 | 20:01
SHPËRNDAJE

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Malyar, deklaroi pasditen e kësaj të shtune se forcat e vendit kanë rimarrë kontrollin e plotë në të gjithë rajonin e Kievit.

kiev

“I gjithë rajoni i Kievit është çliruar nga pushtuesi”, tha Malyar.

Mediat ndërkombëtare nuk kanë qenë në gjendje të verifikojnë pretendimin e zëvendësministres në mënyrë të pavarur, por vlen të theksohet se ditët e fundit forcat ruse kanë nisur tërheqjen nga Kievi për tu përqëndruar totalisht në Lindje të Ukrainës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura