Caktohet çmimi i ri i naftës, Bordi i Transparencës vendos: Ja sa do të kushtojë një litër sot dhe nesër

Mar 15, 2022 | 10:49
SHPËRNDAJE

Çmimi i naftës do të pësojë një tjetër ulje të lehtë. Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria ka vendosur që nga 217 lekë për litër, çmimi i naftës me pakicë të shkojë në 211 dhe me shumicë 206. Po të njëjtin çmim do të ketë edhe benzina.

nafta

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbledhja e fundit e bordit.

Sipas Bordit, këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022 dhe pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

Po ashtu Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. “Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ”, thuhet ne njoftimin e bere publik nga ministrja e Financave.

PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE

?Njoftim i rëndësishëm

✍️Bordi i Transparancës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të  jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbedhja e fundit e bordit.

?Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

?Jemi në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të situatës, për të garantuar zbatimin e plotë të vendimeve të Bordit të Transparencës.

cmimi i naftes

vijon

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura