Aksident në rrugën e Kombit, dy të plagosur

Oct 31, 2019 | 15:21
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Kombit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në dalje të Milotit, janë përplasur dy automjete, ndërsa të lënduar kanë mbetur dy shoferët.

ilustruese
ilustruese

Të aksidentuarit janë transportuar për në spital, ndërsa policia po heton për shkaqet e ngjarjes.

Mësohet se ka qenë një makinë tip Mercedez, me targa të Kosovës, i cili ka goditur në pjesën e pasme një makinë të tipit Hyndai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura