“La Gazzetta dello Sport”: Arbitrazhi rrëzon UEFA-n, 3 pikë për Shqipërinë

Jul 10, 2015 | 12:03
SHPËRNDAJE

Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë ka rrëzuar vendimin e dhënë nga UEFA për ndeshjen e 14 tetorit të shkuar mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për “Europa 2016”, duke u i dhënë fitoren kombëtares Shqiptare.

Me këtë fjali e nis raportimin e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”. Ajo kujton vendimin e UEFA-s, për fitoren e Serbisë me rezultatin 3-0. “Ndeshja u ndërpre pas incidenteve të rënda në fushën e lojës e jashtë saj, pasi në fushë u ul një dron me një flamur me shënimin e Shqipërisë së Madhe”.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura