“Kuvendi të mblidhet me urgjencë, t’i heqë mandatin Tahirit”

Nov 19, 2017 | 14:23
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot pas publikimit te vendimit te Kuvendit, sipas te cilit ish ministri i Brendshem, Sajmir Tahiri nuk duhet te dilte jashte shtetit, nderkohe qe eshte nen hetim per trafik droge.

berisha

Ne nje status ne faqen e tij ne Facebook, Berisha shkruan se Kuvendi duhet te mblidhet me urgjence dhe t’i heqe mandatin Tahirit.

Statusi i Berishes

Heqja e mandatit te Tahirit eshte emergjence kushtetuese!

Te dashur miq, Saimir Trafiku ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili nder te tjera nuk e lejonte ate te largohej nga Shqiperia. Me kete akt te rend antikushtetues ai ka humbur te drejten e mbajtjes se mandatit te antarit te parlamentit.Kete vendim te votuar nga Kuvendi, nuk mund ta anulloj asnje institucion tjeter perveç Kuvendit. Shkelja e vendimeve te Kuvendit perben shkelje madhore kushtetuese, por per Noriegen dhe Saimir Trafikun jo, pasi Kushtetuta, vendimet e parlamentit jane leter pa vlere.

I bej thirrje parlamentit te mblidhet me urgjence per heqjen e menjehershme te mandatit te deputetit Saimir Trafiku, ose te vendose veteshkrijen e tij!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura