Përplasja brenda PD-së/ Anëtari i Kryesisë: Berisha mund të shkarkojë Bashën aq sa strukturat paralele të Beogradit mund të shkarkojnë Albin Kurtin

Dec 4, 2021 | 23:53
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe anëtar Kryesie, Kreshnik Çollaku ka ironizuar “Foltoren” dhe Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

kreshnikcollaku1

Me anë të një postimi në Facebook, Çollaku thotë se Berisha ka aq shanse të shkarkojë kryedemokratin Basha, sa strukturat paralele të Beogradit mund të shkarkojnë kryeministrin Albin Kurti në Kosovë.

Postimi i Kreshnik Çollakut:

E vërteta kundër iluzioneve! Aq sa strukturat paralele të Beogradit në Kosovë mund të shkarkojnë Albin Kurtin, aq dhe një strukturë paralele (nëse quhet foltore ose jo) mund të shkarkojë Lulzim Bashën.

IMG-20211204-WA0001

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura