Kush është zyrtari i lartë i politikës i dalë në përgjimet e SPAK? Gazetarja bën deklaratën e fortë: Kishte nofkën “matematiku”

Apr 12, 2022 | 11:00
SHPËRNDAJE

 

klod lala zyrtar politik pergjime spakGazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se një zyrtar i lartë politik ka dalë në përgjimet e një grupi kriminal dhe identifikohet me nofkën “matematiku”.

Deklarata e gazetares u bë gjatë emisionet “Opinion”, teksa diskutohej për dosjet më të rëndësishme që po hetohen nga SPAK.

Lala foli për inceneratorët, sterilizimin dhe check-up, të cilat janë dosjet më të bujshme të SPAK ku ka edhe zyrtarë politikë të përfshirë.

Lala: Kohët e fundit jam habitur në fakt, por në një grup kriminal njëri nga zyrtarët e lartë që përmendet në grupin kriminal mbante një nofkë “matematiku”. Nuk e di kush është personi, zyrtari i lartë…

Fevziu: Rama jo, se nuk ka bërë matematikë në lice. Është zyrtar i lartë apo politikan?

Lala: Është njeri politik dhe del nga përgjimet e dy grupeve kriminale. Brenda SPAK-ut ka aq shumë dosje që mund të prekin politikën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura