Kush është policja simpatike, ofron ndihmën e saj për të gjithë pushuesit në Vlorë

Aug 2, 2018 | 14:28
SHPËRNDAJE

Në faqen zyrtare të Facebook të Policisë së Shtetit, është prezantuar një nga punonjëset e Policisë, pranë qytetit të Vlorës.

Silva Binja prej katër vitesh është pjesë e Policisë së Shteit, ndërsa këtë sezon veror ajo mbulon patrullimin pranë bregdetit, duke u ardhur në ndihmë të gjithë pushuesve.

“Unë jam Silva Binaj, 29 vjeçe, punonjëse policie në Komisariatin Vlorë.

Jam punonjëse e Policisë së Shtetit prej 4 vitesh dhe aktualisht për sezonin turistik patrulloj në bregdet.

Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112!”, njoftohet në këtë postim.5412514547874

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura