Kush është kush? Si i ndryshoi photoshop Sonin, Elvanën dhe Aurelën

Apr 7, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

NJerezit e ekranit e bëjnë këtë në të gjithë botën dhe nuk kanë faj, unë nuk kam pse të tmerrohem kur hap televizorin. Masën e tjetërsimit ti e zgjedh vet, prandaj edhe duke lakmuar shumë, harron kush ke qenë dhe do të bëhesh ajo që ke në mendje. Nëse me ndërhyrje kirurgjikale tjetërsimet tërësore nuk arrihen, të paktën nuk kemi parë ende ndonjë rast të suksesshëm, mund të arrihen me fotoshop.

amrezi-soni-malaj-dielli.al-6
Soni Malaj

Ky është talenti më i madh i fotografëve të sotshëm, fotoshopi! Ndofta edhe këta të fundit nuk e kanë pasur dorën aq të rëndë që në fillim, por duke parë që klientëve u lezetonte, e kanë lëshuar veten në tundim. Fillo me një lëmim, një ngjyrë tjetër sysh, një skalitje hunde, ca kilogramë më pak dhe ëndrra vazhdon! Pra, një krijesë tjetër sipas standardeve të kohës. Kur pashë fotografinë e Soni Malajt (sigurisht që më sqaruan koleget që ishte Soni), mendova kush nga ato të jetë kjo vallë?!

Sepse, e dini, edhe ju e keni parë që tashmë, kopjet e kësaj fotografisë së Sonit, në tregun shqiptar janë të shumta. Të gjitha njësoj! E njëjta buzë, mollëz, mullë, vetull, lëkurë, gjithçka! Edhe t’i prodhonte fabrika, do ta bënte njërën me defekt. Kjo përshtypje krijohet kryesisht nga fotografitë sepse, kur ke fatin t’i shohësh nga afër, në rast se i vë re, sigurisht, realiteti ndryshon. Pas pyetjes së parë më lindi një e dytë!

 

Aurela Hoxha
Aurela Hoxha

Çfarë shohin në pasqyrë këto vajza vallë dhe a e vënë re edhe vetë ngjashmërinë plastike që kanë me njëra-tjetrën?! Në fakt për këtë pyetjen e dytë e kisha një përgjigje në mendje. M’u kujtua që më kishte thënë një e njohur, pas një udhëtimi në Kinë, se si njerëzit e atjeshëm mendonin se ne ishim të gjithë shumë të ngjashëm, gati njësoj me njëri-tjetrin dhe kinezi habitej se si arrinim të dalloheshim.

Kështu që, nga kjo pikëpyetje, hoqa dorë! Fundja, pse të dallohen, ato janë të gjitha artiste. Madje mendova që të dalloheshim në tipare varësisht profesioneve. Një portret për muzikantët, një për mësuesit, një për inxhinierët e kështu me radhë. Kështu as ne nuk do sëkëlldiseshim për të gjetur se kush është kush.

Elvana Gjata
Elvana Gjata

Nuk e di se ç’ndjesi duhet të jetë për atë që e provon që, shihet në pasqyrë, sheh edhe një fotografi dhe mendon, si është e mundur që jam kaq e bukur vallë! Ndoshta është për t’u provuar, ndoshta autostima vërtet ia vlen të jetë e shfrenuar. Nejse Soni, ti e kuptove që nuk e kemi as me ty, as me Elvanën e as me Jonidën, por këto fotografi na u gjendën.

E kemi me të gjitha ato që nuk njohim më. Fundja, njeriu nuk ka fare pse të identifikohet nga fytyra, mjafton emri, ai i artit dhe të ndjerit mirë me veten.

Për një fotografi si të Yllkës

Fotografitë e aktores Yllka Mujo, në njërën thuajse fëmijë e mandej kur kishte nisur të luante në filma, ishin fare të rastësishme. Nuk ishin parashikuar të përfshiheshin, deri sa menduam se mund të bëhej një krahasim i dy kohëve.

 

yllllkaaaa

Ok, ok, patjetër, krahasim nuk mund të ketë por, mund të kishte. Mund të shihje një fotografi si kjo e Yllkës dhe të kënaqeshe me vërtetësinë që përcjell, me të qeshurën, me flokët e shkujdesur, me shkëlqimin e syve. Nuk ka fare nevojë të ketë ngjyra fotografia për t’i parë të gjitha këto. Për shkak të shamisë së lidhur përqark jakës së këmishës, por edhe për shkak të njëfarë moshe të përcaktueshme nga fytyra, Mujo ka qenë ende në shkollë në atë kohë e, megjithatë, ti e ke fare të thjeshtë të thuash se është po ajo, e njëjta, edhe sot, me gjithë vitet e shumta që kanë kaluar.

yllka prape

Në mos pastë atë shkëlqim në sy e ato flokë, ka të paktën buzëqeshjen e madhe të njëjtë, atë që e dallon në çdo film e çdo fotografi, atë që e bën atë unike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura