Kualifikimi me penallti, Reali poston fjalimin epik të Ançelotit: Sidomos për të rinjtë…

Apr 18, 2024 | 7:48
SHPËRNDAJE

Real Madrid është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve duke mundur me penallti Mançester Sitin, pas një ndeshje ku në fakt madrilenët vuajtën shumë dhe ishin gjatë gjithë kohës në mbrojtje.

real madrid

Edhe pse ishin të parët që gabuan një penallti me Modriç, madrilenët më pas rikuperuan dhe kaluan Sitin falë gabimeve të Bernardo Silva dhe Kovaçiç, duke shkuar në fazën tjetër të turneut e duke qenë pretendentë kryesorë për fitimin e tij.

Një kualifikim që klubi e ka festuar duke postuar në rrjetet sociale një frazë të fjalimit epik të Karlo Ançelotit. “Sidomos për të rinjtë, ky është Real Madrid, asnjëherë nuk dorëzohemi”, kanë qenë fjalët motivuese të Ançelotit para ndeshjes së Superkupës së Spanjës në janar përballë Barcelonës të cilën madrilenët e fituan me shifrat 4-1.

fdfgdfgddgfdgfdgf

Pikërisht këtë frazë të trajnerit italian, e shpërndau klubi në rrjetet sociale, duke u kthyer në virale brenda pak minutash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura