Kuadrado: Aksionin e kishim provuar në stërvitje, fitojmë edhe në Lion

Feb 23, 2020 | 14:11
SHPËRNDAJE

Huan Kuadrado ishte një ndër lojtarët më të mirë për Juven, sepse i rikthyer në sulm ka rritur shpejtësinë, paparashikueshmërinë dhe egërsinë e skuadrës. Asisti i tij për golin e Ronaldos mund të dukej i lehtë, por nuk ishte i tillë, madje pati edhe dyshime për pozicion jashtë loje, por VAR-i konfirmoi se gjithçka ishte e drejtë:

kuadrado

“Asisti fluturimthi për Ronaldon ishte diçka që e kishim provuar në stërvitje. Punojmë me detaje dhe dje e bëmë realitet këtë episod, sapo pashë që Ronaldo po sulmonte zonën. Ishte një aksion vërtet i bukur”.

Ndeshjen e radhës ju pret muzika e Champions-it… 

Kemi shumë besim se jemi një skuadër e madhe dhe në Lion duhet të shkojmë pikërisht duke e besuar këtë që them. Madje, jo vetëm ndihemi dhe jemi të fortë, por do të shkojmë në këtë transfertë për të fituar dhe për ta mbyllur që aty çështjen e kualifikimit.

Mos ndoshta keni nevojë për pak pushim? Jo, mua më pëlqen të luaj gjithmonë. Dhe mbi të gjitha duhet të nisim të mësohemi me faktin se tashmë na presin 3 ndeshje në javë.

Mendon se Juves i mungon pak agresivitet? 

Duhet të përshtatemi me skemat e reja, pasi nuk i kemi shkrirë ende disa ide lëvizjesh që kemi mbartur nga trajneri i mëparshëm. Më e rëndësishme është që të nisim të jemi më kompaktë në mbrojtje e mesfushë dhe shumë shpejt të gjithë do ta shohim Juven perfekte.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura