“Ku janë detajet? O qorre!”- Ofendoi konkurrenten por pendohet, Renato Mekolli: Edhe unë kam mbajtur syze, ja mësimi që mora

Oct 16, 2020 | 17:04
SHPËRNDAJE

Renato Mekolli është penduar pasi iu drejtuar me fjalët “Ku janë detajet? O qorre!” një prej konkurrenteve në Hell’s Kitchen.

Pasi mori kritika të shumta për shpërthimin në ofendime ndaj konkurrentes, shefi i kuzhinës reagoi në një postim në Instagram ku shprehet se edhe ka mbajtur syze së bashku me familjarët e tij.

Ai shkroi se dëshira e tij për perfeksion nuk i justifikon fjalët me të cilat iu drejtua konkurrentes, por thekson se nuk kishte për qëllim ta ofendonte.

Ndërsa shtoi se i bashkangjitet thirrjes së ndjekësve të këtij emisioni për të “evituar këtë mënyrë komunikimi”.

“Ama nga ky gabim të gjithë një mesazh e morëm: Se kur themi të tjeëve një fjalë të shëmtuar, i lëndojmë ata!”- shkroi Renato Mekolli.

Reagimi i plotë:

Edhe shefi pendohet

Me rrëmben kuzhina dhe dëshira për perfeksion, padyshim kjo nuk justifikon atë qe i thash Erkiadës ne episodin e kaluar, njërës nga konkurrentet!

Një fjalë qe goditi si shigjete tek ajo dhe ju qe shihni programin! Unë kam mbajtur syze ashtu si edhe familjaret e mi, ndaj kurrsesi qëllimi im nuk është të ofendoj askënd, i bashkohem thirrjes suaj! Se duhet të evitojmë këtë mënyrë komunikimi!

Ama nga ky gabim të gjithë një mesazh e morëm: Se kur themi të tjerëve një fjalë të shëmtuar, i lëndojmë ata! Nga programi i pamë të dyja anët e medaljes, atë që “gjuan me fjalë” dhe personin që vuan nga ato!

Mos harroni diçka, Hells Kitchen është një shoë! Unë ju kërkoj të mos imitoni asgjë çfarë ndodh aty!

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura