Ku e fut dorën Erjon Braçe?

Mar 30, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Deputeti Erjon Brace

Të enjten e kaluar të gjithë deputetët dukeshin pak si në siklet e, në fakt, është e justifikueshme, sepse nuk është e lehtë të votosh për të çuar në burg dy kolegë, me të cilët bisedoje, pije kafe e haje dreka e darka. Në 15 minutat e pushimit që dha kryetari i seancës, shumica e deputetëve të majtë dolën në oborr, ku u fotografuan nga paparazzi ynë. Diskutimet mes tyre ishin të zjarrta, të gjithë e imagjinonin se çfarë vinte pas votimit… Por, njëri prej tyre, Erjon Braçe, dukej pak më në siklet sesa të tjerët. Ai gjatë gjithë kohës bënte disa gjeste të çuditshme me duar dhe kjo vazhdoi për disa minuta. Mbase është një nga mënyrat me të cilën Braçe largon stresin. Nuk ka faj!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura