Kryesia e PS mblidhet sot për të zgjedhur emrin e Presidentit të ri që votohet nesër, zbardhet agjenda

Jun 3, 2022 | 9:58
SHPËRNDAJE

Zbardhet agjenda e mbledhjes së Kryesisë së PS pasditen e të premtes së 3 qershorit, ku do të diskutohen kandidaturat për Presidentin e ri të vendit.

agjenda e kryesise se PS

Gazetarja e Panorama Valentina Madani ka siguruar agjendën e plotë.

Në pikën e katërt të rendit të ditës përcaktohet ecuria e procedurave të zgjedhjes se Presidentit te Republikes dhe vendimmarrja e Partisë Socialiste.

NJOFTIM

Mbështetur në Statutin e PS, neni 35, pika 2, germa ‘d’. Kryetari i partisë thërret dhe drejton mbledhjen e Kryesisë së partisë,

RENDI I DITËS:

1. Informacion mbi mbledhjen e kandidaturave për kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit dhe procesin e mëtejshëm;

2 Udhëzim mbi detyrat e të deleguarve në funksion të zbatimit të kalendarit politik të miratuar në Asamble

3. Projektvendim për miratimin e nivelit të pagave te Sekretareve Ekzekutiv në nivel Qarku dhe Sekretarëve Ekzekutive të partisë në nivel bashkie. Projektvendim për miratimin e nivelit të pagave te struktures organizative të aparatit qendror të Partisë Socialiste,

4. Ecuria e procedurave të zgjedhjes se Presidentit te Republikes dhe vendimmarrja e Partisë Socialiste,

5. Çështje të tjera jashtë rendit te dites.

Mbledhja do te zhvillohet diten e premte, date 03.06 2022, ora 17:00, ne Seline e Partise Socialiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura