Kryeprokurori i ri/ Kandidatët shpalosin platformat, Elezi: Sistemi i drejtësisë me probleme të theksuara, ja prioriteti im

Dec 14, 2017 | 9:12
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ligjeve ka nisur seancat degjimore me 7 kandidatet per Prokuror te Perkohshem te Pergjithshem. Ne mbledhje jane paraqitur vetem deputetet e maxhorances, ndersa opozita, ashtu sic ka deklaruar e ka bojkotuar procesin.

E ndersa jane duke folur para anetareve te pranishem ne Komisionin e Sigurise prokuroret kandidate.

ferdinand elezi

Platformën për kandidaturën e tij për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm e ka shpalosur edhe prokurori i Durrësit, Ferdinand Elezi.

Gjatë prezantimit të eksperiencës së tij në Komisionin e Sigurisë në Kryesinë e Kuvendit Elezi vuri theksin tek korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Sistemi i drejtësisë dhe ndjekja penale ka probleme të theksuara. Do ti jap përparësi promovimit të prokurorëve më të përkushtuar. Duhet ngritur Drejtoria e Përgjithshme e Inspektimit, që verifikonte ligjshmërinë e veprimtarisë së përditshme të prokurorëve, kjo deri në krijimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë,” deklaron prokurori Elezi.

Kryeprokurori i ri/ Muçi: Kam hetuar dosje sensitive, por u detyrova të dorëhiqem nga…

Muçi

Pas tre kandidatëve për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, Arta Marku, Arqile Koçi dhe Artur Selmani shpalosjen e platformës së tij ka bërë edhe prokurori Besnik Muçi.

Gjatë prezantimit të tij Muçi tha se ka pasur në duar dosje shumë sensitive dhe të rëndësishme të karakterit ekonomik financiar.

“Dosjet që kam hetuar kanë përfunduar me sukses. Disa kohë më vonë pas presionit të madh duke qenë se isha prokuror i ri në Tiranë u dorë hoqa. Kam hetuar Bandën e babagjyshave dhe çështjen e bandës së Lushnjës, po ashtu edhe çështje të vrasësve me pagesë. Jam në proces të doktoraturës,” tha Muçi.

“Pse hoqët dorë nga avokatia, që është një profesion shumë komod dhe u bëtë prokuror? Unë jetoja në Pogradec dhe atje ishte një vend i vogël, plus që e shikoja si një mbyllje të karrierës profesionale” tha Muçi.

Po ashtu Muçi  deklaron se në Prokurori nuk përjashton mundësinë për korrupsion. E ndërsa për njohjen me politikanë ai përjashtoi miqësinë më ndonjërin prej tyre, por jo shoqërinë me ta.

“Miqësi nuk është se kam , por për shembull me Ermonelën kam mbaruar magjistraturën dhe i kemi mbajtur kontaktet”, ka deklaruar Muçi

Kryeprokurori i ri/ Ende s’ka marrë Doktoraturën. Ja si përgjigjet kandidati Selmani

Artur Selmani

Prokurori Koçi theksoi se prioritet i tij do te jete Reforma ne Drejtesi, e ndersa Marku tha se eshte jashte cdo lloj ndikimi politik. Po ne te njejten linje ka qendruar edhe prokurori Artur Selmani.

Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm Artur Selmani ka shpalosur platformën dhe ka bërë prezantimin e eksperiencave dhe kualifikimeve në një seancë dëgjimore në Kryesinë e Kuvendit.

I pyetur nga deputetja e Ps-së Vasilika Hysi se si ishte e mundur që nuk kishe përfunduar ende studimet për doktoratën duke qenë se ka një jetëgjatësi në karrierë si prokuror dhe si mësimdhënës Selmani u përgjigj duke thënë se kushtet nuk e kanë lejuar të mbarojë studimet.

“Kushtet e vështira nuk më kanë lejuar të përfundoj studimet, por që tashmë kam zgjedhur ti përfundoj në një fakultet tjetër. Reforma në Drejtësi do të ndryshojë mëndësinë e vjetër. Prokurorët kanë ende reflekse të kohës së vjetër.” tha Selmani.

Po ashtu Selmani tha se: është ulur përgjegjshmëria e prokurorëve në marrjen e vendimeve dhe kjo ka prodhuar defekte. Reforma në Drejtësi do sjellë patjetër ndryshimin në këtë drejtim. Prokurorët ende kanë reflekse të kohës së vjetër, kur prisnin me kokën lart çfarë do të thoshte drejtori.

Kryeprokurori i ri/ Prokuroret shpalosin platformen, Koçi: Kam formimin e një magjistrati

“Sjell prova se formimi im nuk është më i paktë se ai që ka mbaruar magjistraturën.

Prokurori i Përgjithshëm duhet të marrë kompetencat sa i takon zbatimit të Reformës në Drejtësi”, tha Koçi.

Kryeprokurori i ri/ Prokuroret shpalosin platformen,Marku: Do të bëj të mundur ruajtjen e sekretit hetimor

“Do bëj të mundur që  të zbatohen drejtë dispozitat e reformës në drejtësi dhe ligjeve të vendit. Nuk do ketë më komandime të prokurorëve pa kriter, pasi kjo e ka çrregulluar sistemin. Do të mundësohet ruajtja e sekretit hetimor,”tha Marku.

“Problemet janë akumuluar prej vitesh dhe nuk mund ta kthejmë në një ditë besimin e publikut tek drejtësia,” ka deklaruar Marku.

Arta Marku

komision ligje PS

Ne perfundim te afatit pese ditor te lene nga Kuvendi, kane depozituar kerkesen per te kandiduar:

Ferdinand Elezi

Artur Selmani

Ermira Tafani

Granit Shahu

Besnik Muçi

Arqile Koçi

Arta Marku

Kandidatet duke pritur seancen degjimore

kandidatet kryeprokuror kuvend

***

Sot do të zhvillohet  seanca e parë dëgjimore për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Sipas informacioneve të deritanishme Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë sot në seancën dëgjimore te Komisioni i Ligjeve që do të zhvillohet në orën 15:00.

Që në fillim të këtij procesi PD e ka cilësuar si të jashtëligjshëm duke akuzuar Ramën se kërkon që të mbyllë dosjet e korrupsionit me prokurorin e përkohshëm që do të caktojë.

auto_kuvendi.-21509170884

Mbyllet zyrtarisht aplikimi për kryeprokuror, kush janë shtatë emrat që dorëzuan dosjet në Kuvend

Është mbyllur zyrtarisht nga Kuvendi procesi i aplikimit për kryeprokuror të ri. Për disa ditë më radhë prokurorë të ndryshëm kanë dorëzuar dosjet e tyre të aplikimit.

Në përfundim të këtij procesi kanë qenë shtatë prokurorë që kanë aplikuar për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Nesër do filloj dhe faza për përzgjedhjen e kryeprokurorit, pasi do të jenë tre nga kandidatët do të jenë në senacë dëgjimore.

Zyrtarizohen shtatë kandidatura, emrat që garojnë

Kandidati i shtatë

Pak minuta nga përfundimi i orarit zyrat te vendosur nga Kuvendi per pranimin e emrave per kryeprokuror te ri, eshte zyrtarizuar dhe kandidatura e shtate. Sipas informacioneve behet me dijese kandidatura e shtate eshte Artur Selmani.

Kandidati i gjashtë

Zyrtarizohet kanditatura e gjashë për kryeprokuror të përkohshëm. Kandidatura e gjashtë e paraqitur në Kuvend është ajo e Ermira Tafanit. tafani deri tani ka mbajtur detyrën e Prokurores së Elbasanit.

Kandidatura e pestë

Zyrtarizohet kanditatura e pestë për kryeprokuror të përkohshëm. Kandidatura e pestë e paraqitur në Kuvend është ajo e Granit Shahut.

Zyrtarizohet kandidatura e 4-t

Besnik Muçi është kandidati i katërt  për Kryeprokuror të Përkohshëm i cili ka zyrtarizuar kandidimin sot pak orë përpara skadimit të afatit, sic lajmeroi dje Ulsi Manja.

prokurori besnik muci

Zyrtarizohet kandidatura e 3-të, emrat që garojnë deri tani

Zyrtarizohet kandidatura e 3-të për Kryeprokuror të Përkohshëm. Arqile Koçiaj është prokuror në Prokurorinë Përgjithshme dhe kërkon të marrë drejtimin e këtij institucioni.

Zgjedhja e Kryeprokurorit/ Pas Ferdinand Elezit, ja prokurorja tjetër që shpall kandidaurën

Ndërkohë që politika zien nga debati i madh për zgjedhjen e kryeprokurorit dhe teksa sot PS-ja përsëriti ftesën për prokurorët se nesër është afati i fundit për të interesuarit, është zyrtarizuar edhe kandidatura e dytë për prokurorin e përkohshëm të vendit, pas largimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla.

elezi

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se kandidatura e dytë është e prokurores Arta Marku.

Më herët u publikua edhe kandidatura e prokurorit të Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi i cili mësohet se ka bërë edhe dorëzimin e dosjes me gjithë dokumentet e kërkuara në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot, kreu i Komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja theksoi se aplikimet vazhdojnë deri nesër në orën 18:00.

Kujtojmë se pas dorezimit te kandidaturave dhe mbylljes se afatit, faza pasuese eshte seanca degjimore me ta ne Kuvend dhe me tej votimi i thjeshte ne Parlament.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura