Kryeparlamentarja Lindita Nikolla takohet me ambasadorin e Kosovës: Bashkëpunimi mes dy vendeve do hyjë në një fazë të re dhe dinamike

Nov 3, 2021 | 20:44
SHPËRNDAJE

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka pritur në takim këtë të mërkurë ambasadorin e Kosovës në Tiranë Skënder Durmishin.

WhatsApp Image 2021-11-03 at 5.29.47 PM

Gjatë takimit, ky i fundit vlerësoi dinamikën e re të bashkëpunimit mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Nga ana e saj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve dhe shprehu vullnetin dhe besimin se ky bashkëpunim do të hyjë në një fazë të re, më dinamike e më produktive.

“Vizita ime e parë në Kosovë nuk ishte thjesht simbolike, por me objektiva e pritshmëri të qarta për të dinamizuar bashkëpunimin parlamentar midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Tryeza e Kryetarëve të Komisioneve, e cila u institucionalizua gjatë muajit tetor, do të pasohet nga institucionalizimi i Tryezës së Kryetarëve të Delegacioneve parlamentare, me qëllim që të ndërtojmë një diplomaci parlamentare të përbashkët, të funksion  të përballimit të sfidave të sotme dhe të ardhshme të Kosovës. Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës është strategjik, stabilizues dhe orientues për perspektivën euroatlantike të rajonit dhe një model e inkurajim për bashkëpunimin rajonal” – tha Nikolla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura