Kryeministri Rama në krah të Vuçiç e Zaev, ecje në rrugët e Shkupit dhe ‘selfie’ me qytetarët. Pritet ndryshimi i emrit ‘Minishengen’

Jul 28, 2021 | 20:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Maqedoninë e Veriut, ku ditën e nesërme do të zhvillohet Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.

Pritja është organizuar nga kryeministri vendas, Zoran Zaev, i cili pasditen e sotme së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiç kanë zhvilluar një ecje në rrugët e Shkupit.

Tre liderët e Rajonit, shoqëroheshin edhe nga kryebashkiaku u Shkupit, Petre Shilegov.

Në pamjet e shpërndara nga vetë  kryeministria duken drejtuesit e larte te tre vendeve te Ballkanit Perendimor, të cilët gjatë rrugës përshëndesin qytetarët, ndërsa nuk kanë munguar me ta edhe fotot “selfie”.

Në këtë takim mungon kryeministri i Kosoves, Albin Kurti.

NDRYSHIMI I EMRIT ‘MINISHENGEN’

Ndërkohë Rama bëri me dije se do të ndryshohet emri i ri i nismës që deri më sot e njohim si minishengeni.

“Shengeni Rajonal është vetëm korniza e një formule që është formula e BE, pra korniza e katër lirive të BE, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, e shërbimeve dhe kapitalit. Duke qenë se shumëkush është kapur pas këtij emri dhe është menduar që të ketë një emër tjetër thjesht si nisëm, unë mendoj se kush do të kapet me emrin, do të kapet prap me emrin, nuk është se do të zgjidhet gjë nga kjo anë”, tha Rama për Tch.

Liderët pritet të marrin pjesë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal të organizuar nga Odat Ekonomike të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu thuhet se bisedimet pritet të përqendrohen edhe në iniciativën e “Shengenit Rajonal”. Kujtojmë që tre liderët zhvilluan një javë më parë një takim online në kuadër të përgatitjeve për Forumin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura