Kryeministri Berisha: Zgjohem me “Gangam Style” dhe qetësohem me Rona Nishliun

Dec 30, 2012 | 11:19
SHPËRNDAJE


As Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk ka mundur t’i shpëtojë “kurthit” të një miliard shikimeve të hit-it të jug-koreanit “Gangnam Style”. Para disa ditësh ai publikoi një status, ku pohonte se “suksesi është si magneti”, dhe ndaj e niste ditën më këtë këngë që po çmend botën. E tashmë që Kryeministri Sali Berisha ka një komunikim virtual me fansat e në profilin e tij në Facebook, ekziston mundësia për të mësuar më shumë rreth preferencave të tij për artistët, në këtë rast për muzikën e preferuar. Shkak për një status të fundit të tij është bërë nata finale e festivalit, ku u shpall dhe kënga fituese “Identitet” e Bledar Sejkos dhe Adrian Lugjurajt, që u përfol se ishte vjedhur nga një këngë serbe. Ndaj Berisha ka dhënë opinionin e tij duke pohuar: ”Të dashur miq! Ndoqa së bashku me Lilin Festivalin e 51-të të këngës të RTSH-së. Në këtë spektakël të mrekullueshëm u këndua ‘live’ shoqëruar me virtuozitet nga orkestra e RTSH-së, nën drejtimin e mjeshtrave të shquar të muzikës sonë”. Më tej shton: ”Juria që përbëhej nga personalitete të shquara, për herë të parë më shumë ndërkombëtare, përzgjodhi fituese këngën e dyshes Lulgjuraj-Sejko, e cila me ritmin, interpretimin, përmbajtjen “ndezi “ sallën. Jashtë gare interpretuan superstari dhe virtuozi Saimir Pirgu, të cilit Zoti i ka dhënë të gjithë mirësitë e zërit shqiptar dhe atij njerëzor, i shoqëruar nga një talent i rrallë në violinë, Shkëlzen Doli. Ai ka përmendur dhe çiftin e famshëm Azer Niki – Eli që zuri vendin e parë në “Eurosong 2011” dhe elektrizoi sallën me dy interpretime. Më pas ka veçuar Rona Nishliun  duke u shprehur. “Interpretoi me zërin e saj mahnitës e të pafund një variant të ri anglisht të së famshmes “Suus”. Nuk mund të mos ju rrëfej se Ronën në familjen time e duam shumë të gjithë duke filluar nga unë tek Arti 2 vjeç, që sapo fillon të këndojë Rona ‘Suus’ ai lë lodrat dhe ‘ngrin’ para televizorit derisa mbaron kënga”, ka vazhduar Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura