Kryemadhi publikon foton: Rama dhe Tahiri dreka dhe darka me kriminelët

Oct 12, 2017 | 21:57
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar një foto ku sipas saj shikohet të jetë Sajmir Tahiri dhe Edi Rama që kanë dalë krah të kriminelëve.

Rama kryemadhi

“Të gjithë do të bashkëpunojmë me një front të hapur. Unë kam një foto të hedhur në “Facebook” dhe i lutem regjisë ta publikojë. Mund ta dijë çfarë do Rama dhe Tahiri që shikohen të rrethuar me kriminelë” tha Kryemadhi.

Ndërsa në “Facebook” Kryemadhi shkruan “Edi Rama me koalicionin e tij të krimit!Këto janë pjesa e tepsisë dhe drejtuesit e timonit!”

22490015_1405726052873466_3178096059400487143_n

Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Po rakordohemi me PD-në…

Në një lidhje telefonike për emisioni “Opinion”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me situatën e sotme e krijuar në Kuvend. Ajo është shprehur se po rakordohen me PD-në lidhur me këtë situatë.

kryemadhi

“Nga deputetët kërkohet fjala për procedurë. Ai nuk zbaton rregulloren. Të njëjtën gjë bëri Ruçi dhe me zotin Vasili. Karrigia nuk është e zotit Ruçi. Ky është dhe kryeministri që të kujton dhe Kim –Jong. Ne po shkojmë drejt një diktature. Ilir Meta ka bërë më shumë gabime se Ruçi, se njësoj janë. Opozita fjalën ka nuk ka gjë tjetër. Krimineleve nuk u vjen mirë kur i shan. Edi Rama është një rrezik kombëtarë dhe një rrezik rajonal. Kjo është kambane alarmi për çdo shqiptarë” tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura