Kryemadhi: LSI shumë shpejt do të dalë me një qasje të qartë përsa i përket mbështetjes për fermerët

Jan 15, 2021 | 13:17
SHPËRNDAJE

Kryemadhi fermeretKryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në një takim me fermerët e zonës së Sulovës në Elbasan, teksa ka dëgjuar problemet e tyre.

Kryemadhi është zotuar se shumë shpejt LSI do dalë me një qasje të qartë përsa i përket hartimit të politikave të reja që do ti vijnë në ndihmë bujqësisë.

“Ne jemi në kuadër të hartimit të politikave dhe shumë shpejt do të dalim edhe me një qasje të qartë, të kthjellët dhe të panegociueshme përsa i përket ndihmës ekonomike që duhet ti japim fermerit dhe çdo njeriu që merret me bujqësinë, sepse sot të merresh me bujqësi është një nga profesionet më të vështira dhe është shumë e vështirë që të gjejmë të rinj dhe të reja që të punojnë dhe të kontribuojnë në mënyrë të tillë, sepse nuk marrin shpërblimin e duhur për punën që ata bëjnë.

Por nga an tjetër të gjitha janë të lidhura bashkërisht me elementin e punësimit të mirëpaguar, por edhe me ndihmesën që shteti duhet ti bëjë atyre. Shumë shqiptarë largohen nga Shqipëria për të punuar në bujqësi jashtë vendit në emigracion”, theksoi ajo.

Kandidimi

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka theksuar se LSI në zonëne  Cërrikut do kandidojë ish-kryebashkiakun Altin Toska, të cilit i ka dhënë si detyrë që të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste në këtë zonë.

“Ti Altin ke një detyrë të madhe sepse do të përfaqësosh LSI-në në Cërrik. Ke qenë kryetar bashkie e janë bërë shumë investime kur ke qenë ti. Ne e kemi mbajtur fjalën me Cërrikun dhe duam të krijojmë hapësira pafundësisht që të mos largohen të rinjtë, të krijojmë mundësinë e një punësimi të mirëpaguar.

Ne donim të hapnim pikën e remontit të mjeteve bujqësore prej 3 milionë dollarë, por do ta zhbllokojmë sërish, sepse Cërriku është mu në mes të një hambari bujqësor, siç është zona e Sulovës. Detyra jonë është jo veç të evidentojmë problematikat, por edhe ti japim zgjidhet.

Kandidimi yt me siglën e LSI-së, do të na japi jo vetëm përgjegjësi e angazhim, por edhe më shumë përgjegjësi morale dhe politike për Cërrikun. Nuk duhet të ndalojmë asnjë ditë asnjë moment dhe ato premtime që do të bëjmë ti realizojmë me faza, 100 ditëshin e parë, 100 ditëshin e dytë.  Ne 100 ditë na ndajnë sot nga 25 prilli”, theksoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura