Kriza siriane, Assad: Të hapur për dialog me SHBA

Mar 28, 2015 | 16:39
SHPËRNDAJE

Presidenti sirian Bashar al-Assad, duke folur në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan CBS, është shprehet i hapur për dialog me Shtetet e Bashkuara, por me kusht që dialogu të bazohet në respektin reciprok. 

Assad intervistë për CBS

Duke iu përgjigjur deklaratave të fundit të Sekretarit Amerikan te Shtetit, John Kerry, se SHBA duhet të bisedojë me presidentin sirian në mënyrë që të ndihmojnë ndërmjetësimin për t’i dhënë fund luftës civile. 

“Eshtë vetëm një deklaratë dhe nuk ka asgjë konkrete rreth qasjes politike amerikane drejt zgjidhjes së krizës siriane. Në parim çdo dialog është një zhvillim pozitiv për të të cilin ne jemi të hapur”, tha Assad. 

Më herët Kerry i pyetur nëse SHBA do të jetë e gatshme të negociojë me Assad-in tha: “Në fund do të na duhet të negociojmë”. 

Mbi 220 mijë persona mendohet të jenë vrarë që nga nisja e protestave kundër regjimit 4 vjet më parë, kurse 11.5 milionë të tjerë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura