Kriza me refugjatët, paralajmërimi i Merkel: Evropa do ‘dështojë’!

Aug 31, 2015 | 16:14
SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se “Evropa si një e tërë ka nevojë për të lëvizur”, për mënyrën se si duhet të merret me refugjatët dhe emigrantët që vijnë në BE.

_85286286_85285986

“Nëse Evropa dështon për çështjen e refugjatëve, atëherë ajo nuk do të jetë Evropa që ne dëshirojmë”,- tha ajo teksa po fliste pasi autoritetet austriake arrestuan pesë të dyshuar si kontrabandistë refugjatësh përgjatë kufijve lindorë të vendit.

Merkel tha se vendet evropiane duhet ta ndajnë mes tyre barrën e refugjatëve. Lidhur me sfidat që po has Gjermania, zonja Merkel tha se vendi i saj ” është një vend i fortë, ne do ta arrijmë”.

Merkel tha se nuk do të ketë ” tolerancë për ata që vënë në dyshim dinjitetin e njerëzve të tjerë” pas një sërë sulmesh në kampet që presin refugjatët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura