“Kriptovalutat, fenomene kriminale”, AMF reagon pas deklaratave të Braçes: S’ka asnjë të licencuar, të paligjshmit duhet t’i godasin organet ligjzbatuese

May 10, 2022 | 13:42
SHPËRNDAJE

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka reaguar pas deklaratave të deputetit Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë, i cili u shpreh se call centerat dhe kriptovalutat janë kthyer në fenomene kriminale.

kriptomonedha

AMF sqaron se ky institucion është i ngarkuar me ligj të mbikëqyrë subjektet e licencuara që ushtrojnë veprimtarinë në fushat e tij të përgjegjësisë, që janë tregu i sigurimeve, tregu i titujve, tregu i fondeve të investimeve, të fondeve private të pensioneve dhe së fundmi të shërbimeve financiare të ofruara përmes teknologjisë së regjistrave të shpërndarë.

Po ashtu AMF bën të ditur se në fushën e aseteve virtuale nuk ka asnjë subjekt të licencuar nga Autoriteti.

“Sa i përket subjekteve të palicencuara, në momentin që ne vihemi në dijeni për një subjekt që mund të kryejë aktivitet të paligjshëm, ne e referojmë në organet ligjzbatuese (polici, prokurori), siç kemi vepruar në vazhdimësi”, thuhet në reagim.

REAGIMI 

Autoriteti i mbikëqyrjes financiare është i ngarkuar me ligj të mbikëqyrë subjektet e licencuara që ushtrojnë veprimtarinë në fushat e tij të përgjegjësisë, që janë tregu i sigurimeve, tregu i titujve, tregu i fondeve të investimeve, të fondeve private të pensioneve dhe së fundmi të shërbimeve financiare të ofruara përmes teknologjisë së regjistrave të shpërndarë.

Për momentin, në fushën e aseteve virtuale nuk ka asnjë subjekt të licencuar nga Autoriteti. Gjithashtu, edhe sa i përket agjentëve të lidhur, që kanë një kontratë me një broker të huaj të regjistruar në një nga vendet e BE-së, aktualisht nuk rezulton asnjë subjekt i regjistruar nga Autoriteti për të ushtruar këtë veprimtari.

Sa i përket subjekteve të palicencuara, në momentin që ne vihemi në dijeni për një subjekt që mund të kryejë aktivitet të paligjshëm, ne e referojmë në organet ligjzbatuese (polici, prokurori), siç kemi vepruar në vazhdimësi.

LEXO EDHE: 

“U bëmë turpi i botës”- Braçe i shqetësuar: Kriptovalutat dhe Call Center-at u kthyen në fenomen kriminal! Çfarë masash u morën?

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura